TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2023, 16:58

Skandali/ Kinezët e Dorian Duçkës sponsorizuan ekspozitën e Ramës në Hong Kong dhe i vunë në dispozicion avion privat

Shkruar nga Pamfleti

Skandali/ Kinezët e Dorian Duçkës sponsorizuan ekspozitën

Dalin në dritë të tjera detaje nga lidhjet e Edi Ramës me grupin “McGonigal”. Konglomerati kinez i energjisë CEFC ku punonte këshilltari i Kryeministrit Edi Rama, Dorian Duçka, ka dhënë para për kryeministrin. Më konkretisht, China Energy Company Limited ka sponsorizur një ekspozitë që Rama ka çelur në Hong Kong në vitin 2015.

Emri i kompanisë ka qenë në logon e banerit, ku renditen dhe sponsorët. Mediat në atë kohë shkuajtën për organizatoret e ekspozitës ku përmenden se ishte pikërisht kjo kompani që bëri të mundur hapjen e ekspozitës në fjalë.

Detaji tjetër është se kryeministri Edi Rama bëri një udhëtim drejt Kinës, duke shfrytëzuar avionin e kompanisë kineze në fjalë. Avioni zotërohej nga CEFC, Kompania e Energjisë së Kinës, e cila është një sipërmarrje private, së bashku me Fondin e Investimeve të Energjisë në Shangai dhe Zhong An United, një tjetër fond investimesh. Interesat e këtij grupi privat shtrihen në fushën e energjisë dhe janë pikërisht ata që kanë sponsorizuar edhe udhëtimin e kryeministrit Rama drejt Pekinit. Avioni dymotorrësh, që transportoi Ramën drejt Pekinit, ka 20 vende dhe më parë ka qenë në pronësi të “WELLS FARGO BANK”, në Qytetin Salt Lake të Shteteve të Bashkuara. Me një pavarësi fluturimi prej 12 orësh, avioni që mban edhe logon e CEFC, duket t’i ketë garantuar Ramës dhe ministrave të tij një udhëtim komod. Por duket se pas gjithçkaje fshihej Dorian Duçka, këshilltari i afërt i kryeministrit.

 

Skandali/ Kinezët e Dorian Duçkës sponsorizuan ekspozitën
Avioni me të cilin udhëtoi Rama drejt Kinës

rama kineze avion ekspozite

Lini një Përgjigje