
Qeveria shqiptare dhe ajo malazeze kanë mbajtur sot një mbledhje të përbashkët në Podgoricë.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat u pritën me nderime nga Dritan Abazoviç, ndërsa ka bërë bujë një bisedë mes Ramës dhe homologut të tij. Teksa po bëhej pritja e ministrave, Abazoviç dëgjohet të thotë: “Dona me të prit si Titon”.
Nuk e dimë fiks për kë pritje të Titos e ka fjalën Abazoviç, por duket se krahasimi i tij ka qenë i tepruar, gjithmonë nëse analizojmë se në cilina aspekt e ka pasur fjalën. Nëse ka dashur të krahasojë Ramën me ish-liderin jugosllav, apo e ka pasur për madhështinë e vizitës. Duke njohur afrimitetin e tyre, Abazoviç duket se ka pasur për këtë të dytën, por sërish është tepruar pasi Tito është akuzuar nga shumë si antishqiptar.
@tv_teuta Rama pritet me nderime shtetërore në Podgoricë #rama # abazoviq #podgorica ♬ original sound - Tv Teuta
Lini një Përgjigje