TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Gusht 2025, 15:27

Skadali te Onkologjiku përsëritet, Vokshi: Aparati i brakiterapisë jashtë funksionit, dhjetëra pacientë me kancer pa trajtim

Shkruar nga Pamfleti

Skadali te Onkologjiku përsëritet, Vokshi: Aparati i

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar në SPAK një tjetër skandal të spitalit të Onkologjikut. Ajo shprehet se pacientëve që po luftojnë me jetën nuk u jepet terapia e nevojshme.

Sipas Vokshit, aparati i brakiterapisë në QSUT është sërish jashtë funksionit, ndërsa dhjetëra pacientë me kancer mbeten pa trajtim jetik.

Deputetja Vokshi thotë gjithashtu se çdo seancë e humbur, rrezikon jetën e personave që vuajnë nga kanceri, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi për shëndetin apo jetët e humbura.

“Skandal i përsëritur në Onkologjik!

Aparati i brakiterapisë në QSUT është sërish jashtë funksionit. Dhjetëra pacientë me kancer mbeten pa trajtim jetik. Çdo seancë e humbur = rrezik për jetën!

Nuk është hera e parë.

Nuk është rast i izoluar.

Prej një viti kam kallëzuar në SPAK Ramën, ministrat e Shëndetësisë, drejtuesit e QSUT e Onkologjikut për vrasje me dashje, shpërdorim detyre, neglizhencë mjekësore. Sot janë të njëjtët drejtues në Qeveri, e në Onkologjik. Asgjë nuk ka ndryshuar. Asnjë nuk mban përgjegjësi për shëndetin apo jetët e humbura.

Sot, ndërsa qindra milionë euro shkojnë për koncesione abuzive (Check-up, sterilizim, laboratorë), pacientët nuk marrin dot terapitë që u shpëtojnë jetën.

Ky është krim shtetëror. Dhe SPAK, duke heshtur, është bërë bashkëfajtor”, shkruan Vokshi.

Lini një Përgjigje