TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2024, 10:29

"S’ka rrugë tjetër përveç ‘martesës’ me BE"/ Mburret Rama: Për herë të parë persona me pushtet politik nën hetim apo të dënuar nga SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

"S’ka rrugë tjetër përveç

Kryeministri Rama ka folur lidhur me luftës kundër korrupsionit. Kryeministri thotë se “për herë të parë që nga 1912 kemi persona të lidhur me pushtetin politik, me qeverinë në fuqi apo nga ata që ishin në qeveri, që janë të akuzuar, të hetuar apo dënuar. 

Teksa thekson se qeveria ka bërë progres në luftën ndaj korrupsionit dhe se institucionet e drejtësisë nuk janë të kapura, Rama e shet si sukses “mospërfshirjen” e tij te SPAK dhe GJKKO.

“Ca bëmë ne? Heqje dorë nga pushteti politik mbi gjyqësorin dhe krijimin e SPAK, GJKKO për të luftuar korrupsionin ne hapëm këmishën dhe u ekspozuam bashkë me gjithë të tjerët. Jemi në pushtet, por s’jemi të imunizuar. Për herë të parë në historinë e këtij vendi, nga 1912 deri më sot, për herë të parë kemi persona të lidhur me pushtetin politik, me qeverinë në fuqi apo nga ata që ishin në qeveri në një raport shumë më të zhdrejtë se ç’duhet të jetë, që janë hetuar, nën hetim, të akuzuar, të dënuar nga Gjykata të pavarura nga pushteti politik. Si qenka kjo që nuk paskemi bërë progres dhe paska korrupsion gjithandej.

Qeveria ka detyrën të shfrytëzojë mandatin e saj që të garantojë me mospërfshirjen e saj pavarësinë e gjyqësorit dhe të mbështesë përmes kuvendit fuqizimin e gjyqësorit, duke ndërmarrë reforma dhe masa. Ky proces nuk është t’i tregojmë Brukselit, por ta ndërtojmë këtu BE. BE është brumi i vetëm i dijes për shtet ndërtimin”, u shpreh Rama në podcast.

Për Ramën, Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veçse ajo e integrimit në BE, pasi vetëm aty mund të garantohet liria individuale, ligjore dhe demokracia funksionale.

“Ka një gjë që është themelore. BE nuk është perfekt ka nevojë për t’u rimenduar në funksion të projektit, duhet thelluar. Ne në qindra vjet s’kemi pas mundësi të zgjedhim, për ne kanë zgjedh tjerët. Kemi kaluar nga perandori, nëpër regjime. Mundësia për të zgjedhur na erdhi kur ra muri i Berlinit. Kudo mund të ketë arsye për të parë që funksionojnë, por askund për ne, në asnjë drejtim, përveçse në BE nuk mund të ketë garanci në breza për lirinë individuale. Është hapësira e lirisë së garantuar individuale dhe kjo nuk negociohet, nuk bluhet dhe nuk shitet me asgjë.

E dyta për rendin ligjor, për atë që po përpiqemi ta ngremë për herë të parë në historinë një rend ligjor demokratik. Ka vështirësi dhe sot po shfaq dobësi edhe vetë në BE për shkak të ndryshimit të strukturë politike, partiake. Liria individuale, ligjore, të gjithë të barabartë para ligjit dhe një demokraci funksionale gjenden vetëm aty dhe vetëm në atë sofër mund ti garantosh”, tha Rama.

Lini një Përgjigje