
Edi Rama ka sulmuar demokratin e famshëm Ilir Vrenozi. Kryeministri tentoi ta “blinte” dhe e ftoi pwr një kafe, por ai e refuzoi.
Sot Vrenozi u piu kafe me Sali Berishën, ndërkohë që foli në mitingun e kreut të PD, ku shpërtheu në akuza dhe sharje ndaj Edi Ramës, lidhur me deklaratat e tij mbi fotot nudo. ““Si nuk tu dhimbsën fëmijët more shkër**atë!”, tha Vrenozi.
Por Rama ka vendosur të reagojë ndaj tij, duke e sulmuar dhe anatemuar.
“Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja! Bufi as në ëndërr se kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë. Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës. Po ju si mendoni?”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje