Hakmarrje histerike/ Edhe në sqarim- justifikimin për larjen e fytyrës së tij, Edi Rama foli sikur është ai drejtues i SPAK, duke thënë se akuzat ndaj Arben Ahmetajt janë të vërteta, ndërsa në seancën parlamentare, shkoi vetëm 1 minutë për të votuar arrestimin e mikut të tij...
Pas bashkimit të shumicës me opozitën në parlament, ndaj ish-Ministrit Arben Ahmetaj, ka nisur procedura e zbatimit të urdhër-arrestit që ka lëshuar SPAK, me akuzën: “Shpërdorim detyre, korrupsion me landfillet dhe dyshime për përfitim pasurie prej tyre.
Këto akuza, kanë detyrimin ligjor e publik, t’i provojë kryetari i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja e çështjes Enkeleda Millonai, si hartues e përfaqësues të akuzës ndaj Arben Ahmetajt, i cili, siç thanë avokatët, ka dalë jashtë Shqipërisë para daljes së urdhër-arrestit.
Pa e paragjykuar drejtuesin e SPAK, si të përdorur nga mafia politike në këtë çështje, nuk është e tepërt të themi, se e vetmja gjë e realizuar dhe e provuar me këtë urdhër-arresti, është kërcënimi që kryeministri Edi Rama i bëri Arben Ahmetajt publikisht në media.
Konkretisht, më 16 shkurt 2023, pas njoftimit të SPAK për fillimin e hetimit ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, kryeministri Edi Rama deklaroi në TV-Klan: - “Akuzat për Arben Ahmetaj janë të vërteta, por unë pavarësisht se më vjen keq, nuk e ndihmoj dot sepse nuk bëhem mburojë e atyre që kanë “ngrënë dardha” pas shpinës time”.
Më 23 shkurt 2023, po në TV-Klan, Arben Ahmetaj iu përgjigj Edi Ramës, me ketë mesazh të drejtpërdrejt: - “Lidhur me qëndrimin e Edi Ramës për hetimin e nisur ndaj meje, i them që kryeministri duhet të bëjë detyrën e kryeministrit, jo rolin e prokurorit dhe gjyqtarit”.
Një ditë pas kësaj deklarate dukshëm ndarje mes tyre, Edi Rama iu kundërpërgjigj Arben Ahmetajt, me këtë kërcënim publik: - Ai që më kujton detyrën mua, e di mirë që përfundon shumë keq, nëse unë filloj e bëj rolin e prokurorit dhe gjyqtarit, por këtë po ia lëmë kohës.
Fakti është ky: me muajin mars 2023, vetëm dy javë pas kërcënimit, filloi hetimi i përshpejtuar në kupolën e qeverisë për landfillin, por vetëm për Arben Ahmetajn, ish-ministrin që kundërshtoi 2 herë ndërtimin e landfillit pa plan fizibiliteti, ndërsa më 7 korrik u firmos urdhër-arresti.
Ka dyshime e mesazhe që qarkullojnë, se Altin Dumani ka marrë urdhër nga Edi Rama, për të goditur vetëm Arben Ahmetajn dhe jo Engjëll Agaçin e ministrat Peleshi, Balluku, Felaj, Kumbaro, Klosi, Gjiknuri, Anila Denaj e kryebashkiakun Erjon Veliaj, që brenda ditës kanë firmosur 17 vendime dhe kanë bërë e vazhdojnë pagesat për Klodian Zoton.
Këtë dyshim të arsyeshëm, ta krijon kërcënimi paralajmërues që Babloku i bëri Arben Ahmetajt, duke i thënë: - Ai që më kujton rolin mua, e di mirë që përfundon shumë keq, nëse unë fillojë bëjë rolin e prokurorit dhe gjyqtarit, por këtë ia lëmë kohës.
Koha nuk vonoi as 3 muaj dhe ish-ministri Ahmetaj është nën urdhër-arresti të përshpejtuar, ndërkohë që dosja penale për 3 PPP-të 380 milionë Euro të firmosura nga ish-ministri Ilir Beqja ka 3 vite e bllokuar, ndërsa dosja 53 milionë Euro e Ogerta Manastirliut për tenderët sekret të “COVID” nuk po preket prej 2 vitesh.
Emergjenca e hetimit dhe urdhër-arresti për Arben Ahmetajn, duket si histeri hakmarrëse dhe ndikim i Edi Ramës në SPAK, shoqëruar me dy fakte:
1. Ditën që iu hoq imuniteti Ahmetajt, kryeministri Rama shkoi në seancë vetëm 1 minutë kur u bë votimi dhe bashkë me deputetët e urdhëruar, votoi për ta çuar në burg mikun e tij.
2. Ndërsa në sqarim- justifikimin për larjen e fytyrës së tij, Edi Rama foli sikur është ai drejtuesi i SPAK, duke thënë se akuzat ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj janë plotësisht të vërteta, tamam në rolin e prokurorit e gjyqtarit./Pamfleti
Lini një Përgjigje