TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 22:26

“Shumë talent, pak vullnet”, Rama flet për raportet me Metën, Nanon dhe Berishën

Shkruar nga Pamfleti
“Shumë talent, pak vullnet”, Rama flet për raportet me
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë një interviste në ‘Opinion ‘“çelësin” e mbijetesës së gjatë në politikë. Ai nuk i vuri gishtin vetëm një faktori, por theksoi se janë rrethana dhe ngjarje të ndryshme që ndikojnë.

Nuk e kam pyetur ndonjëherë veten. Unë them që është një kombinim i gjërave, nuk është një gjë. Janë rrethana, janë ngjarje të tjera që diktojnë lëvizje”, tha Rama.

Ai u pyet edhe për ish-kryeministrin e ndjerë Fatos Nano, të cilin e konsideroi si njeri me shumë talent, por me pak vullnet. Ndërsa Sali Berishën e konsideroi më të vullnetshmin në të keqen e vet. Për Metën nuk komentoi gjatë.

Blendi Fevziu: Nano nuk është më në këtë jetë. Nëse do ju kërkoja sot ta përkufizonit në mënyrë realiste, si do ta përkufizonit?

Edi Rama: Në qoftë se do më kërkosh vetëm një fjali do thosha shumë talent, pak vullnet. 

Blendi Fevziu: Kush është njeriu politik më i vullnetshëm që keni njohur këto 30 vite?

Edi Rama: Më i vullnetshmi në të keqen e vet është ai miku jot. Pa diskutim.

Blendi Fevziu: Berisha?

Edi Rama: Nuk ia zë emrin unë tani se më duket sikur… Më i vullnetshmi në të keqen e vet është ai miku jot. Ti ia gjete emrin direkt. Se ti ke dhe gjithë këta miq. Si e gjete menjëherë?

Blendi Fevziu: Raporti juaj me Metën?

Edi Rama: Kam shkruar për të në libër dhe pak a shumë është raporti që ka qenë vijimësisht edhe më pas.

rama nano meta berisha

Lini një Përgjigje