TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 22:18

“Mos qesh kur të flas unë”/ Rama zbulon për herë të parë të fshehtat e takimit të 17 majit me Bashën: U “bekua” nga Berisha

Shkruar nga Pamfleti
“Mos qesh kur të flas unë”/ Rama zbulon për herë
Lulzim Basha dhe Edi Rama pas arritjes së marrëveshjes së 17 majit, 2017

Mos qesh ti kur flas unë tha se ti e ke këtë zakonin që kur flas unë do të tallesh me çdo gjë, kjo është gjë serioze...

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë detaje nga marrëveshja e 17 majit 2017 me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke hedhur dritë mbi një nga episodet më të diskutueshme të politikës shqiptare.

Rama zbuloi se takimi me Bashën u zhvillua vetëm, në një nga sallat e Kuvendit, dhe se marrëveshja u arrit pa ndërmjetës, por me dijeni dhe bekimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Ramës, gjithçka nisi pas ndërhyrjes së diplomatëve amerikanë, të cilët i dhanë opozitës një “mundësi të fundit” për zgjidhjen e krizës politike. Rama tha se ishte ai që mori iniciativën për të shkuar personalisht në Kuvend dhe për ta nxjerrë Bashën nga salla ku ndodhej me aleatët.

Kryeministri theksoi se negociatat me Bashën zgjatën, por përfunduan me marrëveshje të plotë.

“Ishte shumë e thjeshtë, mori çdo gjë që kërkoi”, tha Rama në një intervist për ‘Opinion’.

Rama zbuloi gjithashtu se Basha kishte nevojë për miratim politik për marrëveshjen dhe se këtë “bekim” e mori nga Sali Berisha.

Më tha vetë se do ta jepte bekimin. Dhe e dha. Ishte një ‘gjysh i lumtur”, u shpreh Rama.

Pjesë nga intervista:

-Ka mbetur mister dhe nuk ju kam pyetur asnjëherë një takim i famshëm i 17 majit 2017 me Lulzim Bashën. Në këto 35 vjet është një nga marrëveshjet e mëdha që ti ke bërë sepse Nano-Berisha kanë bërë marrëveshje.

Edi Rama: E bekuar nga ai tjetri 100%.

- Të më tregosh ndonjë detaj, çfarë ka ndodhur?

Edi Rama: Unë nuk mundet dot të mos e them atë që Luli i shkretë nuk e thotë dot më. Unë e them, për Lulin jo për vete. Çfarë do të dish ti?

- Sot pas kaq vitesh si ndodhi që u futën dy njerëz, bënë një marrëveshje, të gjitha i ndanë dhe u zgjidh. Ndërkohë kishte një mosmarrëveshje me vite që shkonte?

Edi Rama: Vjen Hoyt [Brian Yee] tek unë, flet për rajonin, flet për Kosovën, për Malin e Zi dhe unë thashë çfarë muhabeti është ky. Një nga një të tëra, rajoni. Mbyllet rajoni dhe thotë sa i përket këtu thotë, s’kemi çfarë themi, ti i bëre të gjitha, fatkeqësi e madhe për PD-në, por zgjedhja e tyre. Tani thotë ne po ikim se do shkoj të takoj Lulzim Bashën. Për çfarë do e takosh i them unë? Do e takoj më tha, t’i japim një mundësi të fundit. Ok. Shkon dhe pastaj doli ajo që i dhamë një plan me pesë pika. Se s’po të them shumë detaje të tjera se do zgjatem. Si përfundim, i them unë mbrapa, tani çfarë kjo tani, çfarë plani? Plani me pika pa pika. Po sikur të fillojë historia nga e para ose nga ana tjetër. Ti e ke bërë tënden, s’ke punë fare. Amerikan me një fjalë, shkurt muhabeti. Ne kishim një takim në Elbasan me gratë. Ndërkohë që Luli mblodhi gjithë partitë në sallën e Kuvendit. Nisem për Elbasan dhe rrugës marr Gramoz Ruçin. Gramoz i thashë, unë do i shkoj atje atij. Do i shkoj atje në takim. Leje tani tha çfarë do i shkosh në takim atij. Do i shkoj në takim i thashë, më thuaj çfarë meraqesh ke. Unë u nisa për Elbasan se e ke Taulantin gjallë se i thashë ma jep mua fjalën se do iki. Ku do shkosh? Do shkoj te Luli i thashë. Më thotë Gramozi. Ke ndonjë merak ti i thashë unë. Çfarë mendon në rast se unë arrij ta ul atë. Tha, dy gjëra kam merak unë, data lëviz, kryeministri s’lëviz. Çdo gjë tjetër lëviz. Ok them unë, jemi në një mendje. Kthehem dhe shkoj atje. Aty ishin të gjithë këta. Brenda ishin të gjithë këta karavidhet dhe filluan muhabetet e tyre. U thashë unë nuk kam punë me ju, kam ardhur për këtë. S’kam lidhje me ju fare, çfarë më thoni mua.

- Si e more më vete?

Edi Rama: Unë kam ardhur për ty i thosha unë. Ai siç e ka atë stilin. Shihte të tjerët. Në një moment të caktuar i them do çohesh ti të vish me mua. Si me fol bashkë. Këta të tjerë, kush nuk e di. Fatmir Mediu më duket, nuk lëviz ky pa ne tha. Pse i thashë unë, çfarë ju ka ky juve. Hajde i thashë se po të pres te salla tjetër. Hajde i thashë, më mirë hajde ti te unë se sa të vijë raketa ty i thashë. Raketa kisha parasysh goditjen që do ndodhte. Unë fola për një raketë që e dija, jo për raketa që do shkonin te Mali me Gropa. Dhe erdhi. Ça do tha? Ulu. U futëm, është një sallë e madhe aty ku bëhen mbledhje. U ulëm edhe folëm gjerë e gjatë. Fol e fol e fol. Në fund u morëm vesh. Patëm një diskutim në fund kush do flasë i pari. Fol ti i thashë, s’dua të flas fare. Kishte merak mos qesh ti kur të flas unë. Jo mo unë nuk qesh fare. Mos qesh ti kur flas unë tha se ti e ke këtë zakonin që kur flas unë do të tallesh me çdo gjë, kjo është gjë serioze.

- Ti paska dorëzuar zgjedhjet që në atë moment. Kur të thotë kryetari i opozitës mos qesh kur flas unë.

Edi Rama: Mos ta bëjmë kështu. Ishte miqësore.

-Ishte i kuptueshëm në marrëveshje?

Edi Rama: Ishte e thjeshtë fare, mori çdo gjë që kërkoi.

- Çfarë bekimi mori atëherë se më the u bë me bekimin e Berishës? A ishit vetëm ju të dy tek për tek?

Edi Rama: Po vetëm ne të dy, por unë u informova ndërkohë. Më informoi ai se u takuam prapë të nesërmen. Ishte tha një gjysh i lumtur.

- Ty t’i mori në tavolinë pa biseduar me njeri?

Edi Rama: Aty jo. Hiri i të vërtetës e do që aty ai… I thashë, do marrësh të pyesësh. Merr pyet i thashë se unë e mora Gramozin para. Pyet edhe ti se mos ke ndonjë njeri me pyet. Kë të pyes tha. Unë i thashë një të urtë, ti e ke të urtin tënd. Më zhgënjen tha, ku e pyes atë unë. Ai më tha, do japë bekimin. Edhe e dha bekimin.

rama basha 17 maji marrveshja

1 Komente

  1. b
    besi

    Interviste e shpifur, po aq e shpifur sa te dy protagonistet. Te vjedhesh eshte pak.

    Lini një Përgjigje