TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2025, 10:47

Shqipëria kërkon me ngulm BE, Rama: Ne mund të jemi truprojat e Europës, por nuk duam lëmoshë

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria kërkon me ngulm BE, Rama: Ne mund të jemi truprojat e

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po e vërtetojnë dita ditës me punë synimin që kanë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Gjatë konferencës për mediat sot më 21 nëntor 2025, së bashku me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, tha se Shqipëria e Ballkani Perëndimor nuk kërkojnë lëmoshë.

“Askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira. Gjithkush vjen me krenarinë për të ofruar vlerë dhe për të ofruar mund e djersë. Falë Zotit nuk duhet gjë. Ne nuk po lutemi për të hyrë në Bashkimin Europian. Nuk po kërkojmë lëmoshë. Po provojmë çdo ditë se jemi gjithmonë e më gati. Po japim rezultate dhe më lini që ta them në mënyrë më të drejtpërdrejtë. Sa i takon pjesës së konvergjencës, me konvergjencën e Ballkanit Perëndimor Europa bëhet më e fortë. Në qoftë se Ballkani Perëndimor është stanjacion atëherë Europa bëhet më e dobët. Nuk ka variant të një Europe më të fortë me një rajon të dobët ballkanik në mes të saj”, tha Rama.

Rama u shpreh se Ballkani Perëndimor po bën siç duhet detyrat e shtëpisë.

“Dua ta përmbyll duke ju thënë qytetarëve tanë, nuk po ecim drejt Europës me duart bosh e aspak si ata që lypin lëmoshë. Po ecim me rezultate të arritura, me reforma të realizuara, me investime të siguruara, me detyrat tona të shtëpisë të plotësuara në çdo hap dhe ne do të vazhdojmë të ecim përpara derisa Ballkani Perëndimor të hyjë në Bashkimin Europian jo si të ftuar, por si kontribuues për sigurinë, ekonominë dhe të ardhmen e tij e padyshim si kontribuues të sigurisë së sepse të gjithë e dinë, e Marta e di edhe më mirë, që për sigurinë tuaj zgjidhni një ballkanas dhe kjo funksionon gjithmonë dhe për sigurinë e Europës. Zgjidhni ballkanasit. Ne mund të jemi truprojat e Europës dhe më pas Europa do të ndihet më e sigurt, shumë e shumë më e qetë në gjuhën e saj”.



rama: ne mund të jemi truprojat e europës

1 Komente

  1. s
    sam

    Me pensione te larta. Lart e me lart do shkojme. Bar do hame e parimet nuk i shkelim.

    Lini një Përgjigje