Shoqëria Civile ka marrë në dorë bashkimin e opozitës, pasi Partia Demokratike nuk arriti në asnjë moment pas zgjedhjeve të ulet bashkë në një tryezë me të vegjlit.
Një grup i shoqërisë civile, me qëndrim opozitar, ka vendosur të nisë takimet me forcat e djathta për të negociuar organizimin e një tryeze politike për arritjen e një marrëveshje.
Ermal Hasimja teksa ka shpjeguar iniciativë dhe ka mbajtur fjalën e tij, theksoi se ftesa është e hapur për të gjithë dhe se është e rëndësishme që të trajtohen dhe dëgjohen shqetësimet e qytetarëve.
“Opozita mund të dalë me një qëndrim të unifikuar për një propozim të caktuar të Reformës Territoriale. Ne nuk jemi parti politike dhe as nuk synojmë. Ne secili kemi profesionet tona dhe qëllimi jonë është që të shprehim shqetësimet. Opozita është e shpërndarë dhe qeverisja është ajo që është dhe ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhje përmes kësaj formë. Pasi është shumë më e lehtë të vijnë në një tryezë të organizuar nga njerëz të pavarur nga parti politike. Ftesa është e hapur për të gjithë”, tha ai, duke shtuar: “Kemi përcaktuar disa parime kryesore kornizë dhe sa larg do vendosin të shkojnë e dinë ata vetë. Por opsioni më i mundshëm është që të bashkëpunojnë në funksion të një interesi të përgjithshëm. A ka diçka emergjente, po ndryshimi i qeverisjes…”, tha ai.
Duke konstatuar me shqetësim degradimin e qeverisjes dhe përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e saj, rritjen e pushtetit të krimit të organizuar dhe narkotrafikut në vendimmarrjen publike dhe vetëdijshëm për vështirësitë që ka opozita në ndërtimin e alternativave të besueshme e efektive, ne, një grup qytetarësh të pavarur nga partitë, por me qëndrim opozitar, Shoqëria Civile ka vendosur të ndërmarrë një nismë publike për lehtësimin e dialogut mes partive të opozitës, rakordimin e qëndrimeve dhe vendosjen e një bashkëpunimi të pranueshëm mes tyre me qëllim:
-Krijimin e trysnisë së nevojshme për zgjedhje të lira, të ndershme e të barabarta sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it.
-Fuqizimin e opozitës dhe bashkëpunimin për një front të përbashkët e të besueshëm opozitar, pa prekur identitetin dhe specifikat e secilës parti.
-Mbështetjen e funksionimit kushtetues të drejtësisë në luftën e saj për goditjen e korrupsionit dhe narkotrafikut në partneritet me SHBA-të dhe BE-në.
Ne synojmë t’i arrijmë këto qëllime përmes:
-Rakordimin e qëndrimeve të opozitës për një kod të ri zgjedhor që forcon demokracinë përfaqësuese dhe merr parasysh interesat e të gjitha partive të opozitës.
-Krijimit të një platforme bashkëpunimi mes partive opozitare në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme mbi bazën e ndërhyrjeve të përbashkëta dhe garantimit të identitetit dhe subjektivitetit të secilës prej tyre.
Në kuadër të kësaj nisme ne u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve politikë dhe organizatave të tjera opozitare të bëhen pjesë e këtij procesi duke lënë mënjanë interesat e ngushta politike në shërbim të mundësimit të ndryshimit të qeverisjes në Shqipëri.
Në ditët në vijim Forumi i Dialogut Politik do të takojë përfaqësuesit e partive opozitare dhe më pas do të organizojë një tryezë të përbashkët për arritjen e një marrëveshjeje të arsyeshme dhe të pranueshme bashkëpunimi.
Anëtarët themelues të Forumit
Ha...ha...h... Termi interesant ky shoqeri civil!!! Uroj suksese, por duhet te shpjegoni si do veproni me pengmarresin qe e konsideron PD prone te tij?! Sepse atij mund te mos i duhet opozita e bashkuar
SI PARULLE SKA TE SHARE ! POR PRAKTIKISHTE ESHTE E PA MUNDUR .
Nuk ka vdekur as Sali Berisha dhe as Bamir Topi , që të shërbeni Ju si rrip transmisioni . E di ça? Krijoni të gjithë Ju një pol pushteti , dhe hidhjani një dorë në qaf Edit dhe tjetrën Saliut dhe ja u bashkut.