TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2023, 20:00

Sherri në Kryesi, Korreshi rrëfen prapaskenat e përplasjes me militantët e Bashës: Sulmi ishte i mirëorganizuar

Shkruar nga Pamfleti
Sherri në Kryesi, Korreshi rrëfen prapaskenat e përplasjes me
Deputeti i PD, Saimir Korreshi

Deputeti i PD, Saimir Korreshi, të cilit i zunë pritë mbështetësit e Lulzim Bashës mbrëmjen e 6 qershorit, ka rrëfyer për mediat prapaskenat e takimit me ish-kryetarin në një nga sallat e seancave plenare.

“Ishim të irrituar, i kërkuam sqarim Bashës, i thamë ke nxjerrë njerëz. Edhe ai e mohoi, nuk kam gisht këtu, nuk i njoh“, tregon Korreshi.

Lulzim Basha nuk arriti dot të zbusë zemërimin e deputetëve rebel, të cilët janë të bindur se rikthimi i ish-kryetarit është një vdekje e dytë për Partinë Demokratike.

“Nëse na dhimbset Partia Demokratike, Basha, Berisha, Alibeaj nuk duhet të kandidojnë”, shprehet deputeti.

Ringjallja e kësaj force politike, për të nuk do të ndodh me përshpejtimin e zgjedhjeve për kryetarin e ri të demokratëve.

“Na sulmuan mbështetësit e Bashës. S’do të keni më punë ketu, ç’do t’ju bëjmë. Sulmi filloi që brenda mbledhjes. Ishte i mirëorganizuar, sepse brenda thoshte dikush Gazment Bardhi me deputetët po i çon te Sali Berisha”.

Deputeti demokrat nuk e konsideron veten ushtar të asnjë kryetari dhe këtë frymë propozon të ketë Partia Demokratike, e pavarur nga interesat e kryetarit që do të zgjidhet.

 

saimir korreshi prapaskenat e përplasjes me militantët e bashës

Lini një Përgjigje