TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2024, 11:23

Samiti për Ukrainën në Tiranë, Rama dhe Zelensky mikpresin Vuçiç në tapetin e kuq

Shkruar nga Pamfleti
Samiti për Ukrainën në Tiranë, Rama dhe Zelensky mikpresin
Zelensky, Rama dhe Vuçiç

Kryeminstri Edi Rama dhe Zelensky kanë pritur presidentin Vuçiç në tapetin e kuq në kuadër të Samitit për Ukrainën në Tiranë.

Ai së pari ka takuar kryeministrin Edi Rama dhe më pas presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Më pas Vuçiç i është drejtuar mediave duke folur në gjuhën serbe.

Serbia është i vetmi shtet në Rajonin tonë që nuk pranon të vendosë sanksione për Rusinë, e cila prej dy vitesh ka pushtuar Ukrainën.

Ndërkohë para nisjes së samitit, Zelensky u prit nga kryeministri Edi Rama në kryeministri.

Rama dhe Zelensky zhilluan një takim kokë më kokë. Më pas, do të vijojë një takim mes delegacioneve respektive që do të mbyllet me nënshkrimin e një marrëveshjeje mes dy vendeve.

Rama dhe Zelensky do të hapin samitin, që pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, me një fjalim, ndërsa më pas punimet do të jenë me dyer të mbyllura. Në orën 13:30 është parashikuar një konferencë për shtyp e Ramës dhe Zelenskyt, ku do t’ju përgjigjen interesit të gazetarëve.

 

vuçiç në tapetin e kuq rama

Lini një Përgjigje