TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Nëntor 2024, 20:24

Sali Berisha irritohet me Aleksandër Frangajn: ‘Klani’ është bërë si ‘RTSH’ dhe ‘Top Channel’, mos u besoni se i ka blerë Rama

Shkruar nga Pamfleti

Sali Berisha irritohet me Aleksandër Frangajn: ‘Klani’

Sali Berisha duket se ka ftohur raportet me Aleksandër Frangajn.

Televizioni ‘Klan’ është i vetmi që mundohet ta mbajë mirë si me qeverinë ashtu dhe me opozitën. Nga njëra anë Frangaj i lëpihet Ramës, nga ana tjetër i jep hapësirën e duhur Berishës. Por kjo gjë duket e ka mërzitur kreun e PD, i cili sot ka futur ‘Klanin’ në një thes me mediat e tjera krah qeverisë.

Çfarë treguan zgjedhjet në SHBA? 1 miliard dollarë sondazhe, 1 miliard dollarë mashtrime dhe vetëm mashtrime. Mashtrime që ngrihen gjer në nivel krimi sepse synojnë t’u shpëlajnë trurin, t’i keqorientojnë qytetarët.

Ndaj dhe po dëgjuat sondazh, menjëherë kujtoni qindra e qindra sondazhe në SHBA që nxirrnin fitimtare Kamala Harrisin dhe të humbur dhe të stërhumbur Donald Trumpin.

T’i lëmë ata në mashtrimet e tyre.

Lajmet i merrni nga rrjetet sociale dhe televizionet që i qëndrojnë besnikë të vërtetës.

Nuk ka si në Shqipëri, nuk dallon dot kush është RTSH, kush është Top Channel, Klan apo Vizion Plus.

Të gjitha në garë kush e kush më parë t’i lëpihet qeverisë, të mashtrojë qytetarin.

Cila e cila më shumë të censurojë opozitën, të demonizojë opozitën, të mashtrojë për opozitën.

Miqtë e mi, mos u besoni atyre që u fshehin të vërtetat. Kjo ndodhi në SHBA, por presidenti Trump me flamurin e të vërtetës ngadhënjeu mbi të gjitha mediat kryesore dhe pushtoi mendjet dhe zemrat e qytetarëve amerikanë, realizoi rikthimin më të jashtëzakonshëm me votën e lirë të të gjitha kohërave.

Ndaj dhe sa rrini dhe mbani kokën drejt ekranit me lajmet e medieve kombëtare, uluni dhe shkruani statuse, shkruani lajme në FB, u përcillni të vërtetat njëri-tjetrit në Tëitter, Instagram, TikTok.

Ju e patë se si i kallet data Edi Ramës nga rrjetet sociale.

Ndaj dhe është koha jonë, është radha jonë, është radha jonë.

Dhe radha jonë kërkon mosbindje civile.

Kërkon që të gjithë ne të çelim dritaren e komunikimit”, tha ai nga dritarja e banesës.

Lini një Përgjigje