TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Nëntor 2024, 19:38

Dështon dëshmia e Ilir Beqajt, shtyhet për nesër mbledhja; skema si PS po pengon thirrjen e Ramës dhe Vilma Nushit

Shkruar nga Pamfleti

Dështon dëshmia e Ilir Beqajt, shtyhet për nesër mbledhja;

PS dhe Beqaj me skemë në Kuvend, pas 7 orësh debatesh shtyhet për nesër dëshmia...

Pas afro 7 orësh debatesh dhe diskutimesh, Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi është shtyrë për nesër, duke dështuar kështu në këtë mënyrë dëshmia e ish-ministrit, Ilir Beqaj.

Ky i fundit u paraqit sot në komision me pranga në duar për të dhënë llogari për koncesionin e Check-Up dhe sterilizimit, por një kërkesë e tij solli kaos në komision.

Beqaj dhe PS kishin shkuar me skenar të mirëpërgatitur. Ish-ministri kërkoi që para pyetjeve të bëjë një prezantim me Power Point, gjë që nuk u pranua nga kryetarja Vokshi. Dhe në fakt kjo e fundit duket se nuhati skemën, pasi Beqaj tentoi të shndërronte komisionin në një skenë propagande.

Ishte avokati i tij që më pas publikoi disa foto, të cilat do t’i prezantonte Beqaj. Ish-ministri kishte në plan të bënte një prezantim me mbi 200 faqe dhe krahasim mes shëndetësisë në kohën e Berishës dhe asaj sot. Por kjo gjë nuk u lejua dhe pas shumë ndërprerjesh dhe debatesh, u vendos që mbledhja të shtyhet për nesër në orën 10:30, ku sërish do të jetë Beqaj për të dëshmuar.

Por PS duket se po ecën me skenar të mirëmenduar. PD ka kërkuar të zgjaten afatet e komisionit hetimor, por PS nuk pranon. Socialistët kërkojnë që ditën e enjte të shkojë raporti në Kuvend dhe të marrë fund hetimi. Kjo skemë duket se është e planifikuar, pasi së pari nëse dëshmon Beqaj nesër atëherë s’ka më kohë për të folur.

Së dyti PS bllokon dëshminë e Edi Ramës dhe të Vilma Nushit të "Check Up". Edhe pse PD i kërkon si dëshmitarë, lojërat me afatet dhe shtyrja sot e mbledhjes kanë si qëllim që Rama dhe Nushi të mos dëshmojnë. 

Të mos vijë Vilma Nushi që e kemi kërkuar që ditën e parë si një përfituese direkt, kjo tregon se ju keni porosi për ta mbrojtur deri në fund atë”, tha Albana Vokshi. 

Të shohim nesër nëse do të arrijë të flasë Ilir Beqaj, apo do të kemi të njëjtin skenar me qëllim sabotimin e dëshmisë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje