TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Nëntor 2024, 20:07

Konflikti i politikës me drejtësinë, e dërguara e SHBA mesazh nga KLGJ-ja: Mbështesim organet e reja, reforma s’ka kthim pas!

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti i politikës me drejtësinë, e dërguara e SHBA

Vizita e saj në KLGJ vjen në një kohë kur organet e reja po përballen me shumë presione...

Teksa përplasjet mes politikës dhe drejtësisë janë shtuar, e Ngarkuara me Punë  e SHBA Nancy VanHorn ka zbarkuar në Këshillin e Lartë Gjyqësor. E dërguara amerikane e ka bërë edhe një herë të qartë se Uashingtoni është krah organeve të reja dhe do të mbështesin në çdo hap drejtësinë.

Sali Berisha, Ilir Meta dhe shumë eksponentë të tjerë po e godasin drejtësinë, mirëpo SHBA ka dalë krah organeve të reja.

Nancy VanHorn ka kërkuar nga anëtarët e KLGJ që të përmbushin më integritet detyrën, me qëllim që të kemi një sitëm gjyqësor transparent dhe të pavarur.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t'i falënderuar për bashkëpunimin. Ajo uroi z. Ilir Rusi për detyrën e re si kryetar i KLGJ-së dhe gjithashtu nënkryetaren Yllka Rupa. Znj. VanHorn ripohoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për KLGJ-në dhe institucionet e tjera të drejtësisë, duke u kërkuar anëtarëve të KLGJ-së që të përmbushin përgjegjësitë e tyre për vlerësimin e kandidatëve, për emërimin e gjyqtarëve dhe për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura me integritet, duke siguruar një sistem gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe të përgjegjshëm”, njofton ambasada.

Vizita e saj vjen në një kohë kur organet e reja po përballen me shumë presione. KLGJ është një ndër ato organe që nuk është kursyer nga Sali Berisha, i cili dje u përplas edhe me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i cili gjithashtu pritet të vizitohet nga e dërguar e SHBA. KLP dënoi sulmet e Berishës ndaj Dumanit dhe SPAK. Vetë ish-kryeministri më pas shthuri gjuhën ndaj kryetares.

Por SHBA ka dërguar një mesazh të qartë se ata do ta mbështesin deri në fund reformën në drejtësi. Berisha ka marrë hov nga rikthimi i Trump dhe mendon se SHBA do ta zhbëjë këtë piramidën që ngriti vetë. Megjithatë gjasat janë zero. Sot i erdhi mesazhi i parë nga SHBA, pasi Grenell që mezi e priste Sali Berisha të bëhej Sekretar Shteti, nuk do të marrë asnjë post. /Pamfleti

Lini një Përgjigje