
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar kryetarët e degëve në qarqe se ditën e martë, në datën 19 nëntor do të zhvillohet një protestë përpara Kuvendit të Shqipërisë.
Berisha u ka bërë thirrje të mobilizojnë demokratët të bashkohen dhe të protestojnë kundër miratimit të Buxhetit 2025, që e cilëson si antiqytetar.
Partia Demokratike njofton se protesta do të nisë në orën 17:00.
“Përshëndetje të nderuar
Ditën e martë datë 19 nëntor ora 17:00, të gjithë në protestë para Parlamentit për të kundërshtuar miratimin e buxhetit antiqytetar.
Ju lutem bëni njoftimet në degë për të siguruar pjesëmarrjen”, thuhet në njoftimin e PD.
Lini një Përgjigje