TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Prill 2025, 21:55

Sa mandate merr PD dhe aleatët në Tiranë në 11 maj? Kandidati i Berishës zbulon objektivin

Shkruar nga Pamfleti

Sa mandate merr PD dhe aleatët në Tiranë në 11 maj?

Arjan Hoxha, i cili garon për deputet në listën e hapur të Qarkut të Tiranës, për koalicionin “Aleanca Shqipëria Madhështore” tha në “ Të Pashoq” se Edi Rama nuk ka asnjë shans për të marrë mandatin e 4-t qeverisës.

Hoxha tha se në Qarkun e Tiranës ky koalicion i drejtuar nga Sali Berisha do të marrë 19-20 mandate.

Këtë e keni thënë edhe në zgjedhjet e mëparshme?

Unë e bazoj këtë në sondazhet që bëj çdo ditë vetë. Kontaktoj vetë me qytetarët. Rama është i kriminalizuar, nuk është i konsumuar. Rama është ende në këmbë pikërisht nga kriminalizimi, u krijua një gjendje frike, por Edi Rama do e marrë në 11 maj përgjigjen nga qytetarët në kutitë e votimit.

 

Lini një Përgjigje