
Në 11 maj mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërsa në garë janë 11 subjekte, 3 prej të cilave në formën e koalicioneve me 2 ose më shumë parti.
Sali Berisha si kryetar i ‘Aleancës Madhështre’ synon rikthimin e 3-të në qeverisje, ndërsa Edi Rama si kryetar i PS-së kërkon mandatin e 4-t rradhazi si Kryeministër.
Rama e Berisha po mbyllin fushatën në qarqe të ndryshme, ndërsa mitingun përfundimtar do e mbajnë në Tiranë, në të njëjtën orë, por në skaje të ndryshme të kryeqytetit.
Ndërkohë në Fier, atje ku Rama ishte në përmbyllje të fushatës, Delinda Disha, aktore e humorit, u ngjit në skenë, duke luajtur rolin e një fallxhoreje.
Dhe në filxhanin që ajo e konsultoi me Kryeministrin, PS në 11 maj merr 77 ose 78 mandate. Natyrisht gjithçka do të vendoset nga qytetarët me votat e tyre në zgjedhjet e së dielës, ndërsa vetë Kryeministri do të japë parashikimin e tij pasditen e së enjtes në fshatin Kuç të vlorës, atje ku 4 vjet më parë, la shënimin se PS do të merrte 74 mandate.

Lini një Përgjigje