
Drejtuesi politik për qarkun e Shkodrës, Luçiano Boçi ka zhvilluar një takim në Kryesinë e PD dega Pukë.
Boçi është shprehur se rezistenca, qëndresa dhe mosbindja civile janë sot format e aksionit politik për të realizuar qeverinë teknike. Ai shtoi se mosbindja civile është gjithashtu rruga për t’i dhënë lirinë deputeti Ervin Salianji dhe gjithë qytetarëve.
“Demokratët e Pukës gjithmonë kanë treguar angazhim e forcë në protestat tona.
Takimi konfirmoi gatishmërinë e tyre për të qenë bashkë në 7 Tetor në Tiranë.
Rezistenca, qëndresa e mosbindja civile janë sot format e aksionit politik për të realizuar qeverinë teknike dhe dhënien liri kryetarit të opozitës, Ervinit dhe gjithë qytetarëve.
Regjimet shemben me forcën e protestave, nuk bien vetë!”, shkruan Boçi.
Lini një Përgjigje