TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2025, 16:09

Rama “thumbon” Arlind Qorin: Parti të re me gjithë kushërinjtë dhe me babain në krye të listës mund të bëjnë çdo kush

Shkruar nga Pamfleti

Rama “thumbon” Arlind Qorin: Parti të re me gjithë

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar Arlind Qorin. Ky i fundit futi në listë të atin, duke ndjekur një skemë që nëse ai bëhet deputet të dorëhiqet dhe të futet dikush nga lista e hapur.

Por pavarësisht kësaj ka pasur shumë ironi dhe nuk ka mbetur jashtë as Edi Rama.

Deklarata u bë gjatë bisedës me mësuesit.

Partinë më të re e ofrojmë ne, ne japim mundësinë që të rinjtë kanë që të shkojnë në parlament, sepse parti të re me gjithë kushërinjtë dhe me babain në krye të listës mund të bëjnë çdo kush dhe të bërtasin jemi rinia e të shajnë mbarë e prapë njësoj si pleqëria. Në këtë moment historik Shqipëria nuk mund të lozi, sepse në është hapur një dritare e jashtëzakonshme”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje