TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2023, 17:39

Rama nuk di të ndalet, kërcënon sërish qytetarët: Nëse votoni kandidatët e opozitës do merrni “noc rrokun”, harrojini investimet

Shkruar nga Pamfleti

Rama nuk di të ndalet, kërcënon sërish qytetarët:

Ndonëse OSBE/ODIHR dha alarmin mbi qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit nuk di të ndalet. Pak ditë më parë kërcënoi drejtpërdrejt kandidatët e opozitës se nuk do ju japë fonde, ndërsa tani ju është drejtur qytetarëve se do të mbeten pa rrugë dhe pa investime nëse votojnë kandidatët e opozitës.

Rama ishte në Këlcyrë dhe u tregoi “noc rrokun” qytetarëve.

Ne ja kemi bërë 0 taksën biznesit të vogël. Nuk është rastësi që dhjetëra e mijëra biznese të vogla janë hapur gjatë vitit të kaluar. Në po bëjmë një rritje pagash, rritjen e pagave mesatare nga 550 mijë lekë në 900 mijë lekë. E kanë interpretuar shqetësimin tim si kërcënim. Nëse Këlcyra kthehet pas, do të jetë e pamundur që të ketë mbështetje nga ne, jo se ne nuk duam ta mbështesim, por këta kandidatë që premtojnë ujë falas nëpër çezma duhen hedhur në lumë edhe t’i thuash ik nga ke ardhur. Këta sjellin frymën e Sudes dhe Xhaferrit. Këta i shikojnë bashkitë si kështjella për t’i marrë peng. Nuk ka mundësi të bashkëpunosh me ta sepse nuk e duan punën. Duan sherr e konflikt. Duan t’i kthejnë bashkitë në barrikada që të bëjnë sherr me qeverinë. Shikoni Shkodrën, ne kemi bërë shumë për Shkodrën, por kemi bërë vetëm ato gjëra që nuk kishin lidhje me bashkinë. Si do merrni ju njerëz që nuk mbushin, e t’ju jepni bashkinë këtu. Shifni e bëni. Rrugën Ballaban-Berat ne do ta bëjmë, por jo falas. Po e doni falas, merrni ata të tjerët dhe të merrni jo rrugët, por noc rrokun pastaj”, ka thënë ndër të tjera Rama.

 

rama kelcyre fushate

Lini një Përgjigje