TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Prill 2023, 15:45

14 maji, Rama: Shkodra e mbuluar nga plehrat për shkak të verbërisë politike

Shkruar nga Pamfleti

14 maji, Rama: Shkodra e mbuluar nga plehrat për shkak të

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza ndaj kryebashkiaku të Shkodrës, Bardh Spahia. Ai ndodhet sot në Dropull ku ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat duke thënë se prioritet i qeverisë mbetet turizmi që do të fuqizojë cdo familje.

Ndër të tjera përmendi edhe Bashkinë e Shkodrës duke thënë se është i vetmi qytet ku nuk ka shërbimet e duhura për shkak të asaj që i referohet si verbëria politike.

Sot bashkitë tona janë të pastra përveç Shkodrës ku verbëria politike është paguar nga komuniteti me koston e mospasjes së shërbimeve të duhura. S’dua të vazhdoj me punët e grave në qeverinë tonë por dua të them që në këshillat bashkiak kemi fuqi të barabartë dhe dua t’i falenderoj të gjithë zonjat që janë bërë pjesë e këshillit bashkiak të Dropullit. Një është është e sigurt, që kemi hapur një fazë të re për Shqipërinë, ekonominë, punësimin, turizmin.

Turizimi është industria bazë që do ta fuqizojmë vit pas viti me të gjithë komponentët e vet për të fuqizuar çdo familje që jeton kudoqoftë në Shqipëri. Sot kushdo që hap agroturizëm fiton më shumë se ai që punon në Greqi”, tha Rama.

rama plehrat shkodra

Lini një Përgjigje