
Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka frikë të përballet me të në debat. Duke folur nga Librazhdi, Berisha tha se Ram jo vetë që nuk del, por nuk lejon as përballje mes kandidatëve.
“I them Edi Ramës hajde zotëri pavarësisht se çfarë ndjenjash kam për ty, por detyrimi ndaj qytetarëve e kemi, hajde të dalim bashkë. Merr çfarë të kesh për Sali Berishën, marr çfarë kam për ty. Nuk ia mban. Jo vetëm nuk del vetë, por nuk lë asnjë prej kandidatëve të tij”, tha ai.
Fjalorin e përdorur nga Kryeministri në fushatë elektorale, Berisha e sheh si mënyrë të Edi Ramës për të bllokuar me banalitet llogaridhënien për vjedhjet që tha se i ka bërë shqiptarëve.
“Mashtrime vetëm mashtrime. Ndaj dhe përpiqet tani që të gjithë kërkesën e llogarisë që çdo njeri qoftë direkt, qoftë me veten e tij ia bën atij, ta bllokojë me banalitet. Ta bllokojë me vulgaritet. Ta bllokojë duke folur zorra qorre, zorra e trashë, zorra e hollë”, deklaroi Berisha.
Lini një Përgjigje