
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Kuvend në seancën plenare ku pritet të votohet Reforma Territoriale që është kundërshtuar nga opozita..
Opozita prej disa minutash është ngritur në foltoren e Kuvendit dhe nuk lejon që Arbian Mazniku të prezantojë raportin e ekspertëve për reformën territoriale.
Në sallë, debatet mes palëve janë të vazhdueshme, shoqëruar me akuza të forta e ofendime. PD kërkoi zgjatjen e afateve për “Territorialen”, ndërsa PS u përgjigj se “ai tren ka ikur dhe biletë nuk ka më”.
Lini një Përgjigje