TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2024, 17:54

"Rama ka dashur të eleminojë fizikisht Ahmetajn", Alizoti: SPAK të hetojë kryemafiozin

Shkruar nga Pamfleti

"Rama ka dashur të eleminojë fizikisht Ahmetajn", Alizoti:

Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Në një intervistë për “News 24”, ai tha se kryeministri Rama është një autokrat që “u bën rreshtore” atyre në parti, duke e krahasuar Partinë Socialiste me një repart ushtarak.

Teksa ka folur për deklaratat e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, ai u shpreh se kërcënimet e Ramës janë të mjaftueshme që SPAK të nisë hetimet ndaj kreut të qeverisë.

Ndërsa sa i përket zhvillimeve në kampin blu, ai tha se solidarizimi i Gazment Bardhit dhe deputetëve të tjerë pranë tij me protestën dhe tubimin pranë banesës së Sali Berishës është një veprim që tregon se grupi parlamentar është i bashkuar.

“Aty është një autokrat, thënë shqip, që i vendos në rresht, u bën rreshtore atyre në parti. E ka bërë atë parti repart ushtarak. Parlamenti nuk është pronë e Ramës, nuk i dikton ai rregullat. Nuk jemi në një paradë mode kush sillet më mirë e kush sillet më keq. Kemi një regjim që kontrollon gjithçka.

Për herë të parë në 100 vjet shtet ka dalë ish-zv. kryeministri që ka deklaruar se kryeministri në detyrë ka dashur ta eliminojë fizikisht. Edhe mund të jetë deklaratë politike, por e thënë nga një njeri shumë i afërt i kryeministrit, duhet që SPAK të fillojë një hetim pasi u vërtetua që Shqipëria është një vend mafioz.

Numri dy tha se kryeministri shqiptar po kërcënonte jetën e tij dhe familjes së tij. Ku është sistemi i drejtësisë? Ky është mafiozi i parë. Nuk ka skandal më të madh se kaq. Çfarë duhet të thotë më shumë një njeri që drejtoi gjithë paratë për Covid-in dhe tërmetin, kur thotë se u arratis se i cenohej jeta.

Mendoj se Bardhi dhe të tjerët bënë gjënë më të mirë, sepse Berisha është ndër themeluesit kryesorë të pluralizmit në Shqipëri. Është një solidarizim për padrejtësinë që po i bëhet. Grupi parlamentar ka treguar se ka një pozicion të përbashkët dhe është shumë mirë që ndodhi. Nuk e zhbën dot historinë e Berishës me PD-në. Opozita tani duhet të zhvillojë ide dhe zemërimin shoqëror ta ngrejë te qytetarët.

Berisha nuk është kundër SHBA. Amerika është shumë e madhe, përplasja me konservatorët dhe republikanët është tejet e polarizuar. Berisha është themelues i PD, unë nuk e zhbëj dot këtë dhe mbështetjen e demokratëve ndaj tij. Kongresmenët që kam takuar janë surprizuar, Amerika është shumë e madhe për të thënë që SHBA e ka shpallur Berishën non-grata. PD është parti biologjikisht pro-perëndimore”, u shpreh Alizoti.

Lini një Përgjigje