TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2025, 12:32

Rama i kërkon llogari Ermal Dredhës: Kadastra e Vlorës simbol i pisllëkut dhe korrupsionit! 

Shkruar nga Pamfleti
Rama i kërkon llogari Ermal Dredhës: Kadastra e Vlorës simbol i
Edi Rama

Kryminsitri Edi Rama po zhvillon një takim në Durrës me kryebashkiakët, ku ka folur lidhur e problematikat dhe performancën e pushtetit vendor. 

Gjatë fjalës së tij Rama ka kritikuar sërish Ermal Dredhën, duke i kërkuar llogari për punësimet jashtë profilit në Kadastrën e Vlorës. 

Rama ndër të tjera se Kadastra e Vlorës, është simbol i pisllëkut dhe korrupsionit. Ai theksoi se të punësohen njerëz jashtë profesionit, është e papranueshme. 

"Si mund të merren në punë në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit, si mundet kjo Ermal. Kadastra e Vlorës është simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori aty s’është ndërruar një por 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjithë burimet e krahut kemi kaluar nga krahut tjetër të marrim. Të vihen njerëz jashtë profilit është e papranueshme", u shpreh Rama. 

 

 

Lini një Përgjigje