TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2025, 12:30

Rama kritikon kreun e Policisë së Shtetit: Në Pilur shihni gjithçka, në bregdet asgjë!

Shkruar nga Pamfleti
Rama kritikon kreun e Policisë së Shtetit: Në Pilur shihni
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar kritika të forta në drejtim të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për mënyrën si institucionet e rendit po monitorojnë territorin, veçanërisht në zonat turistike gjatë sezonit veror.

Duke folur në një takim me kryetarët e bashkive, Rama iu referua situatës së fundit në Theth, ku për shkelje të rënda u shkarkua drejtori vendor i Policisë së Shkodrës, dhe theksoi se ky veprim duhet të shërbejë si mesazh për të gjithë drejtuesit rajonalë.

Ai ironizoi zellin e policisë për të ndërhyrë në rastet kur një banor i thjeshtë ndërton një gardh në zonat e thella malore, ndërsa, sipas tij, të njëjtët drejtues mbyllin sytë përballë ndërtimit pa leje të resorteve buzë detit dhe ndotjes së Jonit.

“Në Pilur shkojnë dhe kapin fshatarin që ndërton një avlli në majë të malit, por poshtë në bregdet, ku ndërtohen resorte dhe hidhen mbetje në det, nuk shohin asgjë,” u shpreh Rama.

Në mesazhin e tij të drejtpërdrejtë për Ilir Prodën, Rama vuri në dyshim efektivitetin e drejtuesve vendorë të policisë dhe kërkoi më shumë përgjegjësi dhe veprim në terren, jo vetëm në zona të izoluara, por aty ku ndërtimet e paligjshme janë më masive dhe më të dukshme.

“Ajo që është bërë dje me shkarkimin e drejtorit të Shkodrës, unë dua ta riktheksoj që është mesazh për të gjithë. Asnjë drejtor qarku nuk mund të justifikohet që nuk dinte gjë, kur nuk bëhet për një tavolinë me katër karrige, por për 40 ndërtime pa leje. Policia e ka treguar se kur do di të shkojë në majën e një mali ku një fshatar bën një avlli. Dhe në majën e Pilurit, që duhet zemër për t’u ngjitur, atje e gjetën njërin që bënte avllinë. Poshtë në bregdet ku ndërtohen resortet dhe hedhin mbetjet në Jon, nuk e shohin”, u shpreh kryeministri. 

rama sulmon ilir prodën

Lini një Përgjigje