TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Shtator 2023, 16:27

Rama i heq tenderët Taulant Ballës, i beson Ervin Metes prokurimet e gjithë administratës

Shkruar nga Pamfleti
Rama i heq tenderët Taulant Ballës, i beson Ervin Metes prokurimet e
Ervin Mete dhe Taulant Balla

Edi Rama ai ka hequr Taulant Ballës tenderët nga duart. Aktualisht prokurimet zhvillohen nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, mirëpo qeveria ka vendosur ta “shkrijë” këtë agjenci.

Balla u emërua ministër pak javë më parë, por si duket dikasteri i tij nuk do të ketë më lidhje me tenderët. Rama do krijojë një agjenci më vete që do të zhvillojë tenderët në të gjithë administratën.

Mësohet se qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që heq Agjencinë Shtetërore të Blerjeve të përqendruara nga Ministria e Brendshme duke krijuar shoqërinë aksionare “Operatori i Blerjeve të përqendruara”, me kapital 100% shtetëror.

Këshilli i Ministrave ka vendosur krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, SH. A. për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë”, thuhet në VKM.

Sipas këtij vendimi, autoriteti publik që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë aksionare, është ministria përgjegjëse për Financat dhe Ekonominë.

VKM përcakton se kapitali fillestar i regjistruar për krijimin e shoqërisë aksionare të jetë 20.000.000 lekë dhe përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ministria përgjegjëse për Ekonominë dhe Finacat transferon këtë shumë pranë kësaj shoqërie menjëherë pas regjistrimit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Pra me pak fjalë, tenderët nuk do jenë më në dorë të Ballës, por Rama i ka kaluar te Ervin Mete. Ministri i ri i Financave. Interesant është fakti se vendimi vjen menjëherë pasi u firmos largimi i Delina Ibrahimajt. Ndërkohë pritet miratimi edhe i një ligji, i cili mundëson që gjithashtu të futet në lojë dhe agjencitë private për dhënien e tenderëve.

Lini një Përgjigje