
Foltorja duket se ka vendosur të hajë turpin me bukë. Deri dje për ta Gazmet Bardhi ishte armik dhe çfarë nuk kanë thënë për të. Por besnikët e Berishës kanë kërkuar që t’i hedhin pas shpine ato që kanë ndodhur më parë.
Deputeti i PD-së Tritan Shehu tha se në politikë ka ndarje e bashkime dhe kjo është normale. Sa i përket qëndrimit të Berishës, ai deklaroi se ai është një politikan i regjur, me eksperiencë të madhe dhe e kupton qartësisht që procesi i bashkimit është i domosdoshëm në situatën që jemi.
“Mendoj që është krejtësisht normale ideja e bashkimit, jo vetëm e moralshme dhe e domosdoshme për opozitën shqiptare, ideja e bashkimit. Në politikë ka ndarje, divorce, por ka dhe ribashkime. Është një fenomen normal të të gjithë politikën botërore. Ka momente, çaste, është reflektimi që të bën të bashkohesh me kolegët. E dëmshme dhe deri diku e pajustifikueshme ishte ndarja dhe ato momente të vështira që u krijuan në grupin parlamentar. Tani po shkojmë drejt një kohezioni.
Ku mund ta gjejë dikush të pamoralshme në një proces bashkimi politik. Është A-ja e politikës.
Ne prej kohësh kemi kërkuar të qëndrojmë së bashku për betejën opozitare. Kemi biseduar së bashku për nevojën e një afrimi midis nesh. Disa herë kam thënë të ulemi për të negociuar, për të debatuar mes nesh për të qenë në sinkron me njeri-tjetrin”, deklaroi Shehu.
Lini një Përgjigje