TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2024, 18:03

Qytetarët presin largimin e Manastirliut, Rama shkarkon zv/ministren e Arsimit

Shkruar nga Pamfleti

Qytetarët presin largimin e Manastirliut, Rama shkarkon zv/ministren e

Revolta qytetare ndaj minierës së Arsimit Ogerta Manstirliu nuk ndalet. Një 14-vjeçaar u vra dhe ministrja nuk ka thën gjysmë fjale. Sot prindërit Martin Canit dolën sërish në protestë, duke kërkuar që dikush të mbaj përgjegjësi për vrasjen e djalit.

Por teksa të gjithë presin largimin e Manastirliut, sot në mbledhje qeverie është liruar nga detyra zv/ministrja Nina Guga. Në vend të saj është emëruar Orjana Osmani.

Duhet të më kontaktonin dhe të më shpreheshin se kishin të njëjtën dhimbje me mua, pasi Martini im sot është në dhe”, kanë qenë fjalët e nënës së Martinit sot, ndërsa ka shtuar se kur mori vesh që autori ishte i mitur nuk foli asnjë fjalë, por se priste një reagim.

Martini nuk u vra pasdite apo në orarin kur kishte mbaruar puna. Ndryshe do të ishte përgjegjësia ime. Martini ishte një fëmijë shumë i sjellshëm, Dua drejtësi dhe vetëm drejtësi! Më parë isha mësuese në fshat dhe i ndiqnim fëmijët me sy deri në momentin që iknin nëpër rrugica. Ne nuk na njoftuan kurrë. Nuk më dha askush një sinjal, nëse do ta dija… unë e njoh më shumë fëmijën tim. Kam qenë në gjendje shumë të rëndë. Nuk e dija kush ishte autori, kur mora vesh që ishin bashkëmoshatarë nuk fola asnjë fjalë sepse janë fëmijë. Por prindërit e tij duhet të reagonin duhet të thonin kemi të njejtën dhimbje si ju! Unë e kam në dhe sot fëmijën, nuk më vjen më”, tha nëna e Martin Canit.

 

Lini një Përgjigje