TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2024, 17:23

“Mbështetja jonë e kushtëzuar”, Athina rinis lojërat: Integrimi i Shqipërisë në BE varet prej nesh!

Shkruar nga Pamfleti

“Mbështetja jonë e kushtëzuar”, Athina rinis

Pronat dhe minoriteti grek, Athina vijon me avazin e vjetër...

Athina ka rikthyer lojërat sa i takon integrimit të Shqipërisë në BE. Pas lirimit të Belerit raportet u qetësuan, por grekët kanë kërcënuar sërish me idenë se integrimi ynë në BE është në dorën e tyre.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj dhjetëvjeçare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por me kusht që ajo t’i respektojë të drejtat e pakicës greke në vend.

Duke folur në nënshkrimin e një kontrate për një rrugë të re që lidh qytetin veriperëndimor grek të Janinës me fshatin shqiptar Kakavijë, Mitsotakis tha se Greqia gjithmonë ka ruajtur marrëdhënie të mira me fqinjën e saj në Adriatik.

Kjo rrugë, pra, në thelb bëhet një urë miqësie, mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe padyshim një urë që ka të bëjë në radhë të parë Pakica Kombëtare Greke. Ndaj do të thosha se ka edhe këtë vlerë të veçantë dhe të ndryshme, një shenjë kombëtare shumë intensive dhe e fortë të cilën do të kem kënaqësinë t'ua përcjell eksperiencën aktuale homologëve evropianë në pak orë nga tani kur të takohemi në Bruksel”, tha kryeministri grek.

Por, mbështetja e saj për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në BE varet nga shpejtësia e përmbushjes së detyrimeve të kahershme që lidhen me pronësinë dhe të drejtat e tjera të pakicës greke në Shqipëri, e cila është më e madhja në vend.

"Ekziston një rrugë e vazhdueshme e kushteve drejt Bashkimit Evropian, ku ne jemi në thelb rregullatorët e shpejtësisë me të cilën Shqipëria do të ecë drejt Evropës", tha Mitsotakis para se të udhëtonte për në Bruksel për samitin BE-Ballkan Perëndimor.

Shqipërisë, së bashku me Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, u është premtuar anëtarësimi në BE vite më parë dhe ato janë në bisedime me BE-në për mënyrën se si të përshpejtojnë reformat e nevojshme, të cilat do t'i ndihmojnë përfundimisht të bëhen pjesë e bllokut me 27 vende.

''Dhe sa më shpejt që ajo të përmbushë detyrimet e saj, të cilat vijnë nga e kaluara, qofshin këto fjalë, z. Kryetar bashkie, qoftë për të drejtat e vetëvendosjes apo për të drejtat pronësore, aq më shpejt edhe ne do të biem dakord dhe do të mbështesim këtë kurs europian të Shqipërisë", vijoi më tej Mitsotakis.

Por, procesi ka ngecur, kryesisht për shkak të përparimit të ngadaltë në reforma dhe gjithashtu për shkak të mungesës së dëshirës nga shtetet anëtare të BE-së për zgjerim të mëtejshëm.

Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian në tetor, 15 vjet pasi kishte aplikuar për anëtarësim. /Përshtatur nga “Reuters”



Lini një Përgjigje