TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Gusht 2025, 16:02

Qeveria e re e Ramës, këshilltari socialist: Kabinet teknikësh, synohet përmbushja e kritereve për anëtarësimin në BE

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria e re e Ramës, këshilltari socialist: Kabinet teknikësh,

Këshilltari socialist në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, ka folur për procesin e formimit të qeverisë së re, duke theksuar se përzgjedhja e kabinetit është kompetencë e kryeministrit, por vendimi final do të diskutohet në strukturat e Partisë Socialiste.

“Përzgjedhja e qeverisë është një e drejtë e kryeministrit, por për këtë do të ketë një mbledhje. Shumë shpejt do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e PS, ku besoj se do të merret një vendimmarrje për përbërjen e qeverisë Rama 4”, u shpreh Muharremi për News24.

Ai theksoi se qeveria e re do të ketë si orientim kryesor integrimin evropian dhe realizimin e objektivit “Shqipëria 2030 pjesë e BE-së”.

“Do të jemi efikasë në çdo detyrë për çdo ministri, pasi jemi shumë pranë mbylljes së negociatave. Kemi një afat deri në vitin 2027 për mirëorganizimin e ligjeve dhe shtetit në kuadrin evropian. Mendoj se do jetë një qeveri më teknike dhe në interesin më të lartë të qytetarëve”, tha më tej ai.

Lini një Përgjigje