
“Lirimi i Sali Berishës mund të jetë një vendim i frymëzuar nga pazari politik”, kështu është shprehur juristi Romeo Kara.
I ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Studio Live’, në Report Tv, juristi Romeo Kara, u shpreh se vendimi ishte për masën e arrestit dhe jo për çështjen që sipas tij njerëz të afërm të Berishës e kanë cilësuar si të mbyllur çështjen pas lirimit nga arresti i shtëpisë.
“Nuk kemi një vendim gjykate për çështjen por vetëm me masën e arrestit. Unë them se duke marr parasysh retorikën e Berishës dhe ca ndodhi edhe një ditë para masës dhe pasi është revokuar masa çfarë retorike kemi. Është thënë që ky sistem është i kapur nga Rama dhe Sorosi. Tani nëse do të vijojmë me këtë i bie që Rama e paska arrestuar dhe Rama e paska liruar. Kemi një retorikë, që duan ta shesin si fitore se është mbyllur çështja. U tha se ky qëndrim i gjykatës është edhe në ndikim të frymës së Starsburgut dhe partive popullore. Unë them se këto nuk qëndrojnë. Mund të jetë një vendim i frymëzuar nga pazari politik”, tha ai.
Juristi hodhi akuza të forta ndaj Berishës, ndërsa theksoi se kur ishte në pushtet ka pasur mundësi që të bëjë shumë për vendin.
“Sali Berisha ka pasur mundësi që të bëjë vendin, por Berisha nuk është lider, lideri nuk vjedh, ai është antlider dhe antihero, antishqiptar. Ti thuash ti popullit po të jap këtë kusurmadhin që të heqimin këtë kusurmadhin e sotëm, këta të dy janë kusurmadh”, tha ai.
Lini një Përgjigje