Deputeti demokrat Tomor Alizoti ka reaguar lidhur me burgosjen e Ervin Salianjit. Ai shprehet se duhet të kishte pasur një reagim nga ndërkombëtarët.
Alizoti theksoi se pavarësisht respektit që ka për ndërkombëtarët, opozita në radhë të parë duhet të mbrojë veten e saj.
Deputeti demokrat tha se nëse ndërkombëtarët nuk kanë reaguar tani, do të reagojnë më vonë, pasi do t’i shikojnë gjërat më ndryshe.
“Unë nuk kam parë ndërkombëtarë që dalin e reagojnë kur protestohet në Berlin dhe Paris. Besoj se edhe ata do e ndjejnë këtë padrejtësi që po i bëhet opozitës. Por duhet të kini parasysh se politika është një dinamikë, dinamikat ndryshojnë, sikundër do të ndryshojnë edhe deklaratat”, tha Alizoti në emisionin “Kjo Javë” në “News24”.
Ai u shpreh se sa më shumë të faktorizohet PD aq më shumë ndërkombëtarët do të flasin për të. Alizoti tha se nuk ka qenë në Shqipëri në kohën kur është dhënë dënimi për Ervin Salianjin dhe më pas burgosjen e tij.
Lini një Përgjigje