
Partia Demokratike vijon përgatitjet për protestën e së hënës. Organizatorët e saj kanë paralajmëruar se do të jetë ndryshe nga të tjerat, teksa nuk përjashtohet rreziku i sulmeve me molotov dhe djegies së gomave nëpër rrugë.
Nga ana tjetër, testi do të jetë te pjesëmarrja dhe Gazmet Bardhi u ka bërë thirrje qytetarëve të bëhen pjesë. Pak më parë ai ka shkruar në rrjetet sociale se do të jetë një marshim protestë.
“Marshojmë dhe protestojmë për Shqipërinë, për të hequr duart e qeverisë nga fyti i çdo shqiptari të ndershëm dhe që po i merret fryma nga korrupsioni, abuzimi me pushtetin, papërgjegjshmëria, arroganca dhe arbitrariteti i Edi Ramës. Boll më me shtetin personal të një njeriu, që në 12 vjet ka penguar zgjedhjet e lira e të ndershme, e përmes tyre ka bllokuar mundësinë që qytetarët të kenë një qeveri që punon vetëm për ta”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje