
Sipas informacioneve, nga Londra janë shpallur të padëshiruar dhe disa deputetë pranë Sali Berishës, si dhe disa ish-ministra apo njerëz të biznesit, por të gjithë e mbajnë të fshehtë...
Një numri të madh funksionarësh në vend, u kanë shkuar disa zarfe nga ambasada britanike, e cila i njofton se ata janë shpallur të padëshiruar nga qeveria e tyre. Berisha ishte i pari që e mori zarfin me logon e “Home Office”, ndërsa mësohet se muajt e fundit ai u ka shkuar dhe shumë emrave të tjerë të njohur, kryesisht deputetë, ish-deputetë, ish-ministra dhe madje biznesmenë apo pronarë mediash.
Sipas të dhënave të siguruar nga faqja e qeverisë britanike, në total Londra ka marrë mbi 24 vendime sanksionimi për individë nga e gjithë bota, kryesisht vendet arabe, Rusia, Irani, etj. Por duket se britanikët tani po godasin edhe të korruptuarit. Mirëpo ndryshe nga sa ndodh me amerikanët, Londra nuk i tregon emrat e personave të sanksionuar. Berisha ishte vetë ai që pranoi të tregonte se e kishin sanksionuar, ndërsa gjithë të tjerët kanë heshtur.
Një ndër emrat e tjerë të sanksionuar është Tom Doshi, i cili e pranoi gjatë një deklarate për OCCRP, e cila bëri një artikull mbi akuzat ndaj tij për krime dhe në Australi. Por përveç tij, janë shpallur të padëshiruar dhe disa deputetë pranë Sali Berishës, si dhe disa ish-ministra apo njerëz të biznesit.
Të gjithë e kanë marrë njoftimin se në Londër nuk duhet të udhëtojnë më. Por askush nuk ka pranuar ta tregojë. Vetë ambasada e ka të ndaluar të publikojë listën. Madje dhe vetë te faqja e qeverisë britanike nuk figurojnë emrat e shpallur në mënyrë konfidenciale. Secili e ka vetë në dorë, por politikanët tanë shqiptarë kanë vendosur të mbajnë të fshehtë, duke ditur reagimin që do të kishte nëse një lajm i tillë dilte në publik.
Por teksa ata kanë fshehur zarfet, sytë janë nga Uashingtoni. SHBA ka paralajmëruar se do të shpallë të tjerë persona të padëshiruar dhe me ardhjen e ambasadorit të ri, nuk është çudi të kemi një tjetër listë të zezë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje