Kreu demokrat Sali Berisha i ka drejtuar një thirrje shqiptarëve që të mbështesin masivisht protestat, ndërsa u shpreh se Edi Rama është në rreth të kuq, pa të ardhme dhe shpresë për të.
Berisha theksoi se “Edi Rama meriton të gjykohet për gjenocid, për largimet masive të shqiptarëve”.
Ndërsa shprehu bindjen se Rama do të largohet, Berisha mbështeti thirrjet për një qeveri teknike.
“Jo se nuk është partiake. Unë jam partiak, por nuk dua kurrë që ato ngjyra që i kanë dhënë qytetarët t’ja prekin partitë. Çdo demokrat është aty pa asnjë simbol. Të mësohemi ta respektojnë. Lëreni çfarë thotë ai se janë fashistë. Ai është i çmendur. Unë po të mos kisha patur këto funksione do të isha ditë e natë aty. i them Edi Ramës, ajo lëvizje ia ka prerë biletën”, tha Berisha.
Deklaratat Berisha i bëri nga dera e SPAK, aty ku u paraqit duke respektuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave, lidhur me dosjen Partizani.
Gjatë protestave qytetare një nga thirrjet më të shpeshta është "Rama n'burg, Berisha n'burg", duke i dhënë protestës një qëndrim kundër establishmentit që udhëheq politikën shqiptare dhe e mban atë nën kontroll.
Lini një Përgjigje