TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2026, 18:34

Protesta në Tiranë për Zvërnecin, Rama: Kulmi të na tregojnë gishtin si rrezik, nuk po e cënojmë natyrën!

Shkruar nga Pamfleti
Protesta në Tiranë për Zvërnecin, Rama: Kulmi të na
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nga Berati ku po zhvillon një takim në kuadër të 35-vjetorit të PS, tha se shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës ka qenë pjesë e programit të Partisë Socialiste dhe se qeveria socialiste ka zgjeruar ndjeshëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në vend.

Kryeministri kritikoi ata që, sipas tij, e paraqesin Partinë Socialiste si një rrezik për zonat e mbrojtura dhe biodiversitetin, duke e cilësuar këtë qëndrim si rezultat të “verbërisë së kombinuar me manipulimin”.

Duke iu referuar protestës së zhvilluar në Tiranë kundër projektit në Zvërnec, Rama ngriti pyetjen se kush e ka cenuar natyrën dhe biodiversitetin në zonë, ndërsa theksoi se Zvërneci nuk është hequr nga statusi i zonës së mbrojtur.

“Nuk mund të rri dot pa u ndalur te tema e ditës, e natyrës. Parku Kombëtar i Vjosës ka qenë pjesë e planit të PS. Nuk e kanë vënë nën mbrojtje ata që duan ta mbrojnë nga ne, e kemi vënë ne. Shqipërinë me 25% të territorit të mbrojtur, nga shumë herë më pak se sa e gjetëm, e kemi vizatuar ne, PS. Të flasësh për zonat e mbrojtura, për peizazhet e mbrojtura në tërësi, dhe ti kthehesh PS, përfshi dhe mua, duke i parë si rreziku, ky është kulmi! Është një kulm që mund ta arrijë verbëria, e kombinuar me manipulimin. Ka një protestës në Tiranë ku protestohet për të mbrojtur natyrën. Po kush e ka cënuar natyrën? Kush e vuri në rrezik biodiversitetin? U hoq nga zonë e mbrojtur Zvërneci? Po kush e hoqi? Çfarë zonë e mbrojtur ka qenë? Ka qenë zonë e mbrojtur e kategorisë 5. Protestohet për çfarë? Debati real sot nuk është a do mbrohet apo jo diveristeti, pasi kjo është pjesë e pandashme e punës sonë përballë çdo diversiteti.”, tha ai në Berat. 

edi rama protesta per zvernecin

Lini një Përgjigje