
Kreu i PDK, Nard Ndoka ka deklaruar sekryeministri Rama është në hall me SHBA-të, ku sipas tij i është dorëzuar një zarf, ku i thuhet se është i padëshirueshëm për Amerikën.
Ndoka shprehet se pritet një goditje nga SHBA-të.
“Rama e ka një hall. Një prej halleve që ka për Bashkinë e Tiranës, është ta paralizojë Veliajn sa më shpejt të jetë e mundur, jo vetëm politik, por edhe në aspekt me drejtësinë. Ky vet pret goditje. Pritet një goditje nga SHBA. Janë dy dosje. Është shumë e vështirë të kesh informacione të sigurta, por shoh realitetin, shoh gjurmët.
Rama ka disa muaj që përmes lobingjëve është i gatshëm të paguajë miliona dollarë vetëm për ta takuar Trump-in. Rama ka një hall të madh me SHBA-të. Informacionet thonë që ky e ka marrë një zarf, që je i padëshirueshëm për SHBA-të. Nuk e di nëse është zarfi që i kanë thënë që do shpallesh non grata, apo është frika e tij”,-tha kreu i PDK.
Ndoka tha se personalisht është për një kandidat politik për të garuar si përfaqësues i opozitës në zgjedhjet e pjesshme në Tiranë.
“Padiskutim që jemi pjesë e diskutimeve për kandidatin e Tiranës. Është një standard i ri i vendosur nga PD, ndryshe nga Rama që s’pyet strukturat, madje as vet kandidaten. Ishte një goditje edhe për vet atë, Manastirliun, ku ajo vet ka akuza, probleme me sistemin e shëndetësisë. Ajo zonjë ishte më e papërshtatshmja në ansamblin e hajdutëve që Rama ka rreth vetes. Mund të jetë e përkëdhelura e tij, nesër mund të ketë fatin e Veliajt. PD ka një konsultë me aleatët, me çdo parti që e ndjen që është pjesë e opozitës, që e ndjen që përballë kemi një kryeministër që është armik i votës.
Marrëdhëniet me PD janë normale, marrëdhënie institucionale. PD po përpiqet ta zgjerojë harkun opozitar dhe ky është lajm i mirë. PD edhe me grupin negociator ka hedhur një hap pozitiv. Tre emrat që kanë dalë, janë publik, njihen nga publiku. Ajo që kam është një vërejtje të karakterit politik. Duhet të rendim drejt një kandidati që ka fituar kauza qytetare dhe politike. Unë gjithmonë jam për një kandidaturë politike, për shkak të përgjegjësisë që ka Bashkia Tiranë.”-tha më tej Ndoka.
Lini një Përgjigje