TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Tetor 2025, 16:46

“Duhet të na kërkoni falje'”/ Tallja e Ramës me Trumpin bën xhiron e Botës!

Shkruar nga Pamfleti

“Duhet të na kërkoni falje'”/ Tallja e Ramës me

Tallja e presidentit Donlad Trump, nga kryeminsitrit Edi Rama gjatë një bisede me Presidentin francez, Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, ka bërë xhiron e botës.

Media ruse “RT” në një artikull të shkurtër për këtë moment shkruan: “Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, talllet me pretendimet e Trumpit”.

“Kryeministri shqiptar bën shaka për pretendimin e Trump se ai i dha fund luftës midis 'Azerbajxhanit dhe Shqipërisë' 'Duhet të na kërkoni falje', i thotë Rama Macronit, 'Sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit'”, shkruan media ruse “RT”.

Gjithashtu, edhe media ukrainase “RBC Ukraine”, i ka kushtuar një artikull, talljes së Ramës me ngatërresën e Trump-it: “Kryeministri shqiptar bën shaka për Trumpin para Macronit dhe Aliyevit”.

“Duhet të na kërkoni falje'”/ Tallja e Ramës me

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, bëri shaka para udhëheqësit francez dhe Presidentit të Azerbajxhanit në lidhje me pretendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se i ka dhënë fund një lufte që nuk ka ndodhur kurrë. Në shtator, Donald Trump gabimisht pretendoi se kishte arritur të zgjidhte një konflikt midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, ndërkohë që në fakt iu referua konfliktit armeno-azerbajxhanas.

Duke qëndruar pranë Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, kryeministri shqiptar Edi Rama kërkoi me shaka nga Macron një kërkim falje që nuk i përgëzoi udhëheqësit për zgjidhjen e konfliktit "midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit", shkruan media ukrainase.


Edhe “Politico” i kushtoi një artikull videos virale të Ramës me Macronin dhe presidentin azer: “Trumpi tallet nga udhëheqësit evropianë për ngatërresën Armeni-Shqipëri”, thuhej në titullin e “Politico”-s.

“Duhet të na kërkoni falje'”/ Tallja e Ramës me

“Konfuzioni gjeografik i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte objekt shakaje midis liderëve botërorë në një samit të enjten. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u filmua duke u tallur me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të enjten.

‘Duhet të na kërkoni falje… sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit’, i tha Rama Macronit, duke e bërë Aliyevin të shpërthente në të qeshura”, shkruhej ndër të tjera në artikullin e Politicos.

 

Ndërkohë që “Daily Beast” shkruan: “Udhëheqësit botërorë qeshin me Trumpin 79-vjeçar për përfundimin e një lufte joekzistente”

“Duhet të na kërkoni falje'”/ Tallja e Ramës me

Një grup udhëheqësish botërorë qeshën hapur me Donald Trumpin për mburrjen e tij se po i jep fund një konflikti midis dy vendeve që nuk kanë qenë kurrë në luftë. Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri shaka me presidentin francez Emmanuel Macron në lidhje me gafat e përsëritura të 79-vjeçarit Trump , në të cilat ai pretendon se ka zgjidhur një luftë midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, kur në të vërtetë nënkupton konfliktin midis Azerbajxhanit dhe Armenisë”, shkruan “Daily Beast”.

3 Komente

  1. A
    Afrim

    Keto delirizma do ta marin ne qafe kte te gjatin.

    1. D
      Durrsaku

      Kur i han deles cfare ben, merret me bariun...opaaa

      1. T
        Tironci fallco

        Ne jemi bere si dhelpra mbas boleve te dashit, po ishalla i vjen fundi.

        Lini një Përgjigje