TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Prill 2023, 14:57

Presidenti Begaj takim me zyrtarin e lartë të NATO-s, zbardhen tre çështjet çfarë diskutuan

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti Begaj takim me  zyrtarin e lartë të NATO-s, zbardhen tre
Presidenti Bajram Begaj me zyrtarin e NATO-s për Intreligjencën dhe Sigurinë, David Cattler

Presidenti Bajram Begaj ka pritur ditën e sotme në takim Asistent – Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Intreligjencën dhe Sigurinë, David Cattler.

Presidenti Begaj vlerësoi kontributin që japin strukturat e inteligjencës së NATO-s në përballimin e sfidave komplekse të sigurisë.

Ndër të tjera Presidenti Begaj nënvizoi se bashkëpunimi ndërmjet strukturave të inteligjencës të vendit tonë me ato të NATO-s është thelbësor, për të parandaluar influencat malinje të vendeve me qëllime jo miqësore.

Presidenti Begaj diskutoi me Cattler edhe mbi situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku pavarësisht progresit të bërë, vërehen përpjekje të aktorëve me ambicie gjeopolitike, për të zgjeruar influencën dhe penguar proceset eurointegruese.

Kreu i shtetit theksoi se dakordësia e arritur për normalizimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është hap pozitiv dhe duhet të avancojë me arritjen e rezultateve konkrete.

Normalizimi i marrëdhënieve duhet të qendërzohet drejt njohjes reciproke dhe anëtarësimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë si OKB dhe NATO.

Në përfundim Presidenti Begaj theksoi se strukturat e inteligjencës dhe sigurisë së Shqipërisë do vijojnë të kontribuojnë dhe bashkëpunojnë ngushtë me strukturat e NATO-s.

bajram begaj david cattler nato

Lini një Përgjigje