TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2024, 12:47

Personazhi i Tik Tok-ut shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, reagon Balla: Ndryshime të reja ligjore do të miratohen sa më shpejt

Shkruar nga Pamfleti

Personazhi i Tik Tok-ut shtyu 27-vjeçaren drejt vetëvrasjes, reagon

Ministri i Brendshëm, Taulat Balla ka ndarë video nga momenti i arrestimit të 39-vjeçarit, i cili dyshohet se ka publikuar foton intime të 27-vjeçares që u vetëvra.

Balla shkruan se ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës online, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt”, shkruan Balla.

taulant balla vetëvrasja 27 vjeçares

Lini një Përgjigje