TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shkurt 2024, 22:23

Bardhi vulos bashkimin me Berishën, vendos të rikthehet në selinë e PD

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi vulos bashkimin me Berishën, vendos të rikthehet në

Gazment Bardhi ka vulosur bashkimin me grupin e Sali Berishës. Pasi i shkoi poshtë dritares, Bardhi ka hedhur një tjetër hap.

Mësohet se ia ka vendosur që të shkelë në selinë e PD, nga ku ishte larguar pas përplasjes së madhe Basha-Berisha. Deri më sot mbledhjet e grupit mbaheshin në selinë e Kuvendit sepse Bardhi nuk e njihet Berishën. Pro pas vizitës në SHBA të këtij të fundit, gjërat ndryshuan.

Bardhi mori pjesë në protestën e Berishës para Kuvendit dhe u bashkua me turmën poshtë dritares. Tani ka vendosur të shkojë në seli. Mësohet se nesër në orën 15.00 ai ka thirrur mbledhjen e grupit dhe mbledhja do të mbahet në godinën e PD.

 

 

Lini një Përgjigje