Gjatë seancës së sotme në Kuvend, Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, u pyet në lidhje me përfitimin e tenderave publikë nga persona me precedentë penalë dhe mungesën e hetimeve për zyrtarët përgjegjës.
Në përgjigje, Çela tha se nuk ka të dhëna konkrete për raste të tilla, por theksoi se çdo rast duhet trajtuar në mënyrë individuale dhe se Prokuroria është e gatshme të verifikojë çdo informacion të detajuar që i përcillet.
Pyetje: Rezulton se persona të dënuar kanë përfituar prokurime publike. A keni hetim për shpërdorim detyre për zyrtarë? Apo mbyllni sytë para këtyre fenomeneve? Përfitimi i tenderave publik nga persona me rekorde kriminale është luftë kundër krimit apo e fuqizon kriminalitetin?
Çela: Nuk mund të them se kam një të dhënë specifike, ku mund të jenë mbyllur sytë. Të dhënat janë të natyrës statistikore. Kjo e dhënë që doni ju është shumë specifike dhe duhet parë rast pas rasti. Pyetjen tuaj mund të na i referoni me qëllim që ne ta marrim dhe tja përcjellim të gjitha prokurorive për të na dhënë ndonjë rast specifik.
Lini një Përgjigje