
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është përgjigjur Partisë Demokratike, lidhur me kërkesën për verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit.
Në përgjigjen e Celibashit, theksohet se janë 99,455 fletë votimi të papërdorura që u përkasin 233 qendrave të votimit, të cilat gabimisht janë raportuar si “0” në procesverbalet përkatëse.
KQZ thotë se numri prej 1,935,328 i fletëve të votimit të papërdorura përfshin vetëm sasinë e raportuar të këtyre fletëve sipas procesverbaleve të çdo QV-je.
Sipas KQZ, këtij numri i duhen shtuar edhe:
a. 27,340 fletët e votimit për 74 QV, ku është aplikuar votimi elektronik, ZAZ Nr.27 (Bashkia Vorë) dhe ZAZ Nr. 41 (Njësia Administrative 10, Tiranë). Sikurse mund të kuptohet edhe këto fletë votimi nuk janë përdorur;
b. 99,455 fletë votimi të papërdorura që përbëjnë sasinë e këtyre fletëve për 233 QV, në procesverbalet e të cilave gabimisht është shënuar me “0” numri i fletëve të papërdorura;
c. 5,369 janë fletë votimi të papërdorura por që numrat e tyre në test logjik vlerësohet se janë pasqyruar me gabime në procesverbalet përkatëse për çdo QV (janë 1,380 QV që kanë raportuar këto të dhëna me gabime).
KQZ thekson se këto pasaktësi burojnë nga gabime në plotësimin e procesverbaleve nga komisionet e Qendrave të Votimit dhe se të gjitha sqarimet janë bërë në kuadër të transparencës dhe verifikimit të rregullsisë së procesit zgjedhor.
Lini një Përgjigje