
Qeveria ka miratuar sot me vendim të posaçëm zonat prioritare të zhvillimit në territorin e Bashkisë Kukës, në kuadër të ligjit të ri për “Paketën e Maleve”.
Vendimi vjen vetëm tri javë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit, ku ai kritikoi ashpër disa prej tyre për mosveprim, mes tyre dhe kryetarin e Kukësit, Albert Halilaj.
Në atë mbledhje, Rama e vuri Halilajn në shënjestër, duke e akuzuar për vonesa të pajustifikuara në dorëzimin e hartës me zonat e përzgjedhura. “Më dëgjon ti kryetari i Bashkisë së Kukësit? Ti më dëgjon por nuk di a më kupton, sepse një nga shtysat kryesore për Paketën ishin kuksjanët. Ka pesë muaj që i ke në dispozicion të gjitha instrumentet dhe ende nuk ke sjellë hartën që është fare e thjeshtë, nuk ka shkencë,” deklaroi Rama në prani të mediave.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, në territorin e Kukësit janë shpallur tre zona me prioritet zhvillimi ekonomik malor. Dy prej tyre ndodhen në Njësinë Administrative Bicaj me një sipërfaqe totale prej 651.73 hektarësh, ndërsa zona e tretë ndodhet në Njësinë Administrative Arren me 255.56 hektarë. Këto zona do të hapen për investime në tre drejtime kryesore: zhvillim ekonomik, industri dhe turizëm.
Në kuadër të së njëjtës nismë, qeveria ka urdhëruar ngritjen e task-forcave në çdo bashki, të përbëra nga tre persona që do të ndihmojnë investitorët e interesuar të jenë pjesë e 500 projekteve të para që do të përfitojnë leje zhvillimi pa taksa për një periudhë 10-vjeçare.
Për zbatimin e vendimit janë ngarkuar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Kukës. Vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Ky rrota malokut kerric gomari thote qe mali eshte i imi. Po ne Bathore e plazhin e Durresit qe e zaptuan o kokepalare? Po kur te te vije serbi me ke do e mbrosh malin? O derr malok na nxorret bojen neper Europe me "bemat" tuaja sa nuk guxojme te themi, jemi Shqiptare. Maloke gjitha maleve bashkohuni! Ua ka mesuar Marksi, kete moral?
Po drita do ti