
Për ish- deputetin e Partisë Demokratike Dashnor Sula, kjo parti do të duhet që të riformatohet.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se vetëm ndryshimi i lidershipit në PD mund të ngjallë shpresën tek qytetarët.
Sula tha se opozita ndodhet në një moment të vështirë, ndërsa theksoi se opozita nuk është në rrugën e duhur për të mundur kundërshtarin e saj politik.
“Nëse ti thua kundërshtari im politik është i korruptuar duhet të jesh vetë kristal që ta sfidosh. Këtë e demonstrojnë edhe zgjedhjet e fundit edhe target grupi i votuesve ishte mbi 55- vjeç dhe pati bojkot që do të thotë, njerëzit nuk dalin më të votojnë. U është vrarë shpresa. Aty ka nga ata që marrin vetëm rrogën, ose nuk kanë pasur fare rrogë dhe lëvizin me Range Rover”, tha ai.
Një koment e pati edhe për atentatin që ndodhi afër aeroportit të Rinasit, ku u vra krahu i djathtë i Emiljano Shulalzit, Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij Muçi Shaljani.
“Ngjarja është e rëndë dhe me pasoja pavarsisht se çfarë përfaqëson viktima, detyra e shtetit është ti sigurojë jetën çdo qytetari. Vendi ku ka ndodhur ngjarja është në aeroport dhe duhet që të kishte një reagim më të shpejtë. Është e rëndësishme që rrethi i agjentëve policor të jetë në nivel maksimal për të parandaluar ngjarje të tilla, por duhet që të reagohet shpejtë dhe të kapen autorët dhe kjo gjë nuk ndodhi”, tha ai.
Lini një Përgjigje