TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Korrik 2025, 11:14

Pas zbarkimit të Ramës në Durrës, drejtorët që varen nga bashkia dorëzojnë dorëheqjet

Shkruar nga Pamfleti

Pas zbarkimit të Ramës në Durrës, drejtorët që

Pas zbarkimit të kryeministrit Edi Rama në Durrës, pranë drejtorisë së burimeve njerëzore në bashkinë e Durrësit janë depozituar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve që varen nga bashkia e Durrësit.

Tashmë i takon komisionit të përbërë nga deputetët e listës së mbyllur dhe vetë kryetares Emiriana Sako për të vlerësuar punën e gjithsecilit prej tyre.

Procesi i vlerësimit të performancës së drejtuesve pritet të mbyllet brenda muajit korrik dhe secili prej drejtorëve do të vijojë ta mbajë ose jo detyrën pas analizës që do të bëhet.

Vizitat e kryeministrit vijnë në kuadër të iniciativës kombëtare për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, ku Kryeministri Rama ka ndjekur nga afër aksionet e nisura më herët edhe në Vlorë.

 

Lini një Përgjigje