TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2024, 10:27

Pas votës, xhepi/ Rama krenohet me emigrantët: Janë të rëndësishëm, sollën shumë lekë këtë vit

Shkruar nga Pamfleti
Pas votës, xhepi/ Rama krenohet me emigrantët: Janë të
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në takimin vjetor të Këshillit Koordinues të Diasporës, ka folur për votën e tyre në zgjedhjet parlamentare.

Rama u krenua me emigrantët, teksa theksoi se diaspora mbetet një mbështetje e fuqishme për vendin, duke theksuar se prurjet në monedha të huaja në vendin tonë janë më të larta se vitin e kaluar.

'Diaspora mbetet një mbështetje e rëndësishme në aspektin financiar për vendin. Këtë vit Banka e Shqipërisë ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të dërgesave të emigrantëve në euro krahasuar një vit më parë, janë 100 mln euro plus, dërgesat më të mëdha janë nga Italia, SHBA.', tha Rama.

Kryeministri kujtoi se kur morën detyrën kishte një shkretëtirë në marrëdhëniet mes shtetit dhe diasporës.

“Kjo në aspektin e një ngrehine institucionale që të mundësonte një marrëdhënie të kanalizuar përmes institucioneve në funksion të mbështetjes së shqiptarëve jashtë atdheut, por edhe në funksion të mundësimit të shumë shërbimeve për të cilat ata kanë nevojë dhe të cilave shteti duhet t’i japë cilësinë e nevojshme”, tha Rama.

Më tej ai theksoi se është shumë krenar që u ka mundësuar emigrantëve shqiptimin e fjalës “jam shqiptar”.

“Një pyetje që shqiptarët e kanë pasur jo të lehtë ta artikulojnë për shkak të paragjykimeve ndaj tyre, por edhe mungesës së një sfondi të ofruar nga vendi amë që mund t’u jepte atyre sigurinë, qetësinë dhe krenarinë e të thënit jam nga Shqipëria. Është fazë dramatike e tejkaluar”, tha kreu i qeverisë.

edi rama

Lini një Përgjigje