TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2023, 22:21

Pas thirrjes në SPAK, Meta nis kërcënimet: Ramën do ta shporrim njëlloj si Millosheviçin

Shkruar nga Pamfleti

Pas thirrjes në SPAK, Meta nis kërcënimet: Ramën do ta

Kreu i PL-së, Ilir Meta pas thirrjes në SPAK për çështjen CEZ-DIA, që mesa duket e ka frikësuar jashtë mase, ka kërcënuar kryeministri Rama se së bashku me Berishën do ta "shporrin" atë nga pushteti "njëlloj si Millosheviçi".

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Meta tha se opozita do ta largojë Ramën nga pushteti me "protesta dhe me zgjedhje", duke paralajmëruar se opozita nuk do të pranojë dhe tolerojë prekjen e zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Ndani të njëjtin mendim me Berishën, që Rama nuk mundet me votë?

Ilir Meta: Rama do të shporret me protesta dhe me zgjedhje, me zgjedhje dhe me protesta. Nuk është burrë më i mirë dhe më i fortë si Millosheviçi. Ti e di si iku Millosheviçi. Vuri dorë mbi zgjedhjet dhe shpërtheu populli. Rama do të shporret me protesta dhe me zgjedhje.

Ylli Rakipi: Atëherë paskeni problem me Berishën?

Ilir Meta: Berisha ka idenë që ky është mafioz dhe urrën votën e lirë dhe demokracinë. Nuk ikën në proces normal demokratik, prandaj duhen përpjekje ekstra përvec votës, por jo se nuk do të ikë më votë. Rama do të shporret me zgjedhje dhe me protesta. Ai po preku votën, do të mbajë përgjegjësinë e tij. Nuk do të flejë njeri në 14 dhe 15 maj.

meta kërcënon ramën

Lini një Përgjigje